Byreçka tigani me spinaq nga zonja Albana

16 Shkurt 2023, 11:51

Byreçka tigani me spinaq në 5 minuta

Përbërësit:

  • Petë të gatshme
  • 500 gr spinaq
  • 250 gr djathë i bardhë
  • 1 tufë koper
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Spinaqin pasi e kemi pastruar mirë e presim imët dhe e vendosim në një tas ku shtojmë kopër, djathë të bardhë të thërrmuar, pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Petët e gatshme i presim në kuadrate të vegjël, vendosim nga 1-2 lugë mbushje dhe i mbështjellim role. Nxehim vajin në një tigan me bazë të gjerë dhe vendosim byreçkat të skuqen për pak minuta nga të dy anët.