Byrek me 12 jeshillëqe nga zonja Albana

14 Mars 2022, 12:12

Byrek me 12 jeshillëqe  

Përbërësit:

1 tufë spinaq

 1 tufë pazi

 1 tufë lëpjetë

 1 tufë hithra

 1 tufë çikore

 1 tufë labot

 1 tufë lulëkuqe

 1 tufë nena

1 tufë koper

 1 tufë nenexhik

 1 tufë majdanoz

 1 tufë qepë të njoma

 1 kokërr vezë

 1 gotë kos

 3 lgj vaj ulliri

 1 lgj gjalpë

 1 pako peta

 djathë të bardhë

Përgatitja:

Fillimisht lajmë jeshillëqet me ujë të bollshëm. Më pas i kalojmë në ujë të vluar, i lemë 2 minuta. Pasi i kullojmë shtojmë djathin e thërrmuar, vezën dhe gotën e kosit. Rregullojmë shijen me kripë dhe në fund shtojmë bimët aromatike dhe qepën e njomë të grirë hollë. Lyejmë një tepsi me vaj dhe shtrojmë petë duke i spërkatur me vaj. Vendosim një shtresë me mbushje, përsëri petë, mbushje, petë. Rregullojmë anësoret e byrekut, e spërkasim në fund sipërfaqen me qumësht dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.