Byrek me arra
Përbërësit:
- 200 gr arra
- 50 gr vaj / gjalpë
- 300 ml ujë
- 1 pako peta të pjekura të holla
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Grijmë arrat, shtojmë kripën dhe ujin e nxehtë. Petët e pjekura i shtrojmë në tavë dhe i spërkatim me masën me arra. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.