Byrek me djathë, vezë dhe qumësht nga zonja Albana

28 Shtator 2022, 12:06

Byrek me djathë, vezë dhe qumësht

Përbërësit:

  • 1 pako peta
  • 3 kokrra vezë
  • 120 ml qumësht
  • 300 gr djathë të bardhë
  • majdanoz
  • arrë moskat
  • kripë

Përgatitja:

Fillimisht thërrmojmë djathin në një enë. Më pas rrahim vezët, shtojmë qumështin dhe gjalpë ose vaj sipas dëshirës. Këtë masë e shtojmë tek djathi duke shtuar majdanoz të grirë imët dhe pak arrë moskat.

Lyëjmë një tavë me pak yndyrë dhe shtrojmë petët dy e nga dy duke i spërkatur mirë me mbushjen me djathë dhe vezë. Rregullojmë në fund anësoret e byrekut dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta,