Byrek me gjizë dhe majdanoz nga zonja Vjollca

18 Maj, 09:51 | Përditesimi i fundit: 2021-05-18 09:58:41

Byrek me gjizë dhe majdanoz

Përbërësit:

1 pako petë

400 gr gjizë

2 tufa majdanoz

4 vezë

120 ml vaj

250-300 ml qumësht

1/2 lugë kafe sodë buke

kripë

1/2 gotë ujë të gatuar

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim mbushjen e byrekut me një vendosim gjizën, djathin e thërrmuar ose gjizë me djath trazuar e thërrmojmë atë dhe grijmë shumë hollë majdanozin dhe e shtojmë në tasin me gjizë I përziejmë mirë të dy këto përbëërs. Në një tas rrahim vezët shtojmë 120 gr vaj, 1 filxhan çaji ( joplot) qumështin dhe 1/2 lugë kafe sodë buke, kripë, I përziejmë mirë të gjtihë përbërësit. Lyejmë tepsinë me vaj dhe shtojmë petët duke I rrudhosur ato dhe duke I spërkatur nga pak me vezët dhe qumështin e trazuar. Kështu vazhdojmë me 5-6 petët e para, shtrojmë gjizën me majdanoz) mbushjen e nivelojmë mirë. E spërkatim me pak vaj dhe fillojmë të mbulojmë mbushjen duke vazhduar spërkatjen me qumështin, vezë pasi të marojnë petët në fund shpërndajmë spërkatjen me qumështin e tepruar. Me ndihmën e një shkopi të shishqebapit shpojmë tek tuk byrekun dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius  për 30 minuta. Pasi të bjeri tëmperatura dhe të jetë I valuar e presim dhe e shërbejmë.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha