Byrek me mëlçi dhe qepë me petë të pjekura nga zonja Albana

20 Mars, 12:05 | Përditesimi: 20 Mars, 12:05

Byrek me mëlçi dhe qepë

Përbërësit:

  • 1 pako petë të pjekura
  • 3 qepë të mëdha
  • 250 gr mëlçi
  • 2 tufa ose 2 lgj nenexhik
  • Oriz të zier
  • Vaj ulliri
  • Spec djegës
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Petët e pjekura i thërrmojmë dhe i përziejmë me vaj ulliri dhe nenexhik duke lënë dy petë të pa thërrmuara të cilat i shtrojmë si bazë në tavë. Mbi petët e hapura vendosim petët e thërrmuara me nenexhik. Mbledhim pak anët dhe e vendosim tavën në furrë në 180 gradë Celsius dhe e lemë derisa petët të marrin ngjyrë. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Kaurdisim me vaj ulliri qepët derisa të zbuten, më pas shtojmë mëlçitë, pak ujë, spec djegës, kripë dhe piper dhe i lemë mëlçitë të ziejnë. Në fund shtojmë orizin e zier dhe masën e mbushjes e hedhim mbi petët e pjekura dhe e vendosim përsëri byrekun në furrë.

MC/Shqiptarja.com