Byrek me mëlçi, mish pule dhe qepë
Përbërësit:
1 pako petë të pjekura
3 petë të bëra vetë
3 qepë të mëdha
250 gr mëlçi
1/2 pulë
2 tufa ose 2 lgj nenexhik
vaj ulliri
spec djegës
kripë, piper
Përgatitja:
Petët e pjekura i thërrmojmë dhe i përziejmë me vaj ulliri dhe nenexhik. Ndërkohë përgatisim pak brumë dhe hapim 3 petë të cilat i shtrojmë në tavë. Mbi petët e hapura vendosim petët e thërrmuara me nenexhik. Mbledhim pak anët dhe e vendosim tavën në furrë në 180 gradë Celsius dhe e lemë derisa petët të marrin ngjyrë.
Ndërkohë përgatisim mbushjen. Kaurdisim me vaj ulliri qepët derisa të zbuten, më pas shtojmë mëlçitë dhe mishin e pulës të cilin e kemi zjerë më parë dhe bërë në fije. Shtojmë pak ujë, spec djegës, kripë dhe piper dhe i lemë mëlçitë të ziejnë.
Masën e mbushjes e vendosim mbi petët e pjekura dhe e vendosim përsëri në furrë.