Byrek me pulë dhe oriz
Përbërësit:
- 2 gota miell
- 2 qepë të grira
- 2 gota oriz
- 2 vezë
- 1 pulë fshati
- Lëng pule
- Vaj ulliri
- Kripë, piper, borzilok
- Niseshte për hapjen e petëve
Përgatitja:
Fillimisht zëmë brumin për 2-3 peta. Tek mielli shtojmë kripë dhe vaj ulliri dhe krijojmë brumin. Sa të vijë brumi kaurdisim pulën që e kemi marinuar me kripë dhe piper dhe e vendosim të ziejë. Ndërkohë hapim petët me pak niseshte (peta duhet të jetë e plotë). Shtrojmë petën e parë, e spërkasim me vaj, shtrojmë të dytën dhe mbi të shtrojmë orizin që e kemi shpëlarë me ujë të nxehtë dhe kulluar mirë. Shtojmë pak vaj ulliri, kripë, piper dhe borzilok. Mbi oriz vendosim mishin e pulës. E vendosim byrekun në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë. E nxjerrim byrekun nga furra dhe i hedhim sipër lëngun e pulës dhe vezë të rrahura me pak lëng. E rivendosim byrekun në furrë dhe për 20 minuta është gati.