Byrek me qepë dhe domate nga zonja Albana

15 Qershor, 11:26 | Përditesimi: 15 Qershor, 11:26

Byrek me qepë dhe domate

Përbërësit:

  • 1 pako petë sfoliat
  • 5 kokrra qepë
  • 5 domate të pjekura
  • 2 speca jeshil
  • Kripë, piper, rigon
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë domatet nga cipa dhe i presim në kubikë të vegjël. Më pas grijmë qepët jo shumë hollë dhe i kaurdisim derisa të zbuten duke i shtuar pak ujë. Shtojmë më pas specat të prerë në kubikë dhe domatet e grira. Rregullojmë shijen me pak kripë e erëza sipas dëshirës dhe e lëmë mbushjen e byrekut të gatuhet pak minuta. E lëmë të ftohet, ndërkohë lyejmë tepsinë me pak vaj dhe vendosim petët sipas dëshirës të shtresave të mbushjes që do të bëjmë. E mbulojmë mbushjen e fundit me petë duke e spërkatur me pak vaj, mbledhim anët dhe e vendosim byrekun në furrë në pjekje në temperaturën 180- 190 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/Shqiptarja.com