Byrek me qumësht dhe vezë nga zonja Albana

22 Mars 2022, 11:50

Byrek me qumësht dhe vezë

Përbërësit:

1 pako petë të thata

1 pako petë të buta

4 kokrra vezë

600 ml qumësht

200 ml vaj dhe gjalpë

1 lgj kripë

Përgatitja:

Përziejmë vezët me qumështin si dhe me kripën. Ndërsa vajin e ullirit e përziejmë me gjalpë të tretur.

Shtrojmë petën e butë, spërkasim me vaj të dytën dhe të tretë. Spërkasim me qumësht petën. Shtrojmë petët e thata dhe i lagim. Çdo petë spërkatet me vaj si dhe laget me qumësht. Në mes shtrojmë 2 petë të lagura. Spërkaten me qumësht dhe vaj. Vendosen petët e thata duke i spërkatur përsëri me yndyrë. Në fund shtojmë petët e lagura, i spërkasim me qumësht dhe gjalpë, rregullojmë anësoret dhe  e vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.