Byrek me qumësht nga zonja Albana

8 Korrik 2022, 12:05

Byrek me qumësht

Përbërësit:

  • 1 pako peta të pjekura
  • 5 kokrra vezë
  • 200 gr gjalpë
  • 1 lç sodë buke
  • 1 litër qumësht
  • Kripë

Përgatitja:

Fillimisht rrahim vezët dhe më pas shtojmë qumështin, kripën dhe sodën e bukës. Petët e pjekura i zhysim pjesë pjesë në enën me qumësht. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe vendosim petët e njomura në qumësht. E spërkasim në fund byrekun më gjalpë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.