Byrek me shumë shtresa, me mbushje spinaqi dhe patate nga zonja Albana

5 Prill 2022, 11:27

Byrek me shumë shtresa me mbushje spinaqi dhe patate  

Përbërësit:

1 pako petë te gatshme

200 gr spinaq

1 kokërr vezë

3 qepë të njoma

2 presh (pjesa e bardhë)

100 gr kërpudha

1 tufë kopër

1 tufë majdanoz

3-4 patate

1 lgj vaj ulliri

1 lgj gjalpë

Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Shtrojmë petët e para të lyera me vaj. Vendosim mbushjen e spinaqit me qepën, preshin e grirë imët, majdanoz dhe koper, të cilat i kemi kaluar në proces termik. E spërkasim mbushjen me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe djathë të bardhë ose gjizë. Vendosim më pas një shtresë të dytë me patate të skuqura në rrathë ose gjysmë hënë. Vendosim sërisht një shtresë me spinaq dhe kërpudha në copëza. Mbledhim anësoret e petëve dhe sipër vendosim 3-4 petë të mbledhura dhe rrudhosura si lëmsh. E spërkasim të gjithë sipërfaqen e byrekut me pak gjalpë dhe e vendosim në furrë në 180-200 gradë Celsius për 30-40 minuta.