Byrek me spinaq dhe gjizë nga zonja Albana/ Përgatitet lehtë, shija është fantastike

17 Qershor, 12:37

Byrek me spinaq dhe gjizë

Përbërësit:

Brumi:

  • 500 gr miell
  • 10 pika uthull
  • 10 pika vaj
  • Pak kripë
  • Pak sheqer
  • Ujë sa të marrë

Mbushja:

  • 500 gr spinaq
  • 5 qepë të njoma
  • 250 gr gjizë
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja:

Zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë për rreth 30 minuta. Më pas hapim petë të madhe dhe e presim në katrore. Bashkojmë përbërësit e mbushjes duke i trazuar mirë. Mbushim byrekët dhe i mbyllim në formë zarfi. I vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.