Byrek pule me paçe nga zonja Albana

17 Maj 2022, 12:16

BYREK PULE ME PAÇE

Përbërësit:

1 pako peta

1 kg mish pule

300 gr kos

100 gr gjalpë

2 lgj miell

2 vezë

1 thelpi hudhër

Spec i kuq pluhur

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Marrim petat dhe i presim në diagonalisht në katër pjesë. Në një tepsi vendosim pjesët e petëve duke i spërkatur me gjalp, kur shohim që po mbaron pako e petes, dy petë i lëmë që t’i shtrojmë të plota. Bëjmë prerje si në formën e picës dhe e fusim në furrë në 180 gradë Celsius për 25 minuta ( në varësi të furrës). mishin e zierë e bëjmë copëza të vogla e spërkasim me erza , në një tas vendosim kosin, vezët, dhe i rrahim me një tel kuzhine, shtojmë miellin gradualisht derisa të përfitojmë masën e trashë të qullit. Këtë masë e zhvendosim në një tenxhere ku të marri pak valë. Mbas pjekjes së byrekut copëzat e pulës i vendosim në mes dhe paçen e vendosim mbi sipërfaqen e byrekut.