Byreku i famshëm turk me petë të lagura nga zonja Albana

3 Prill, 12:40

Byreku turk me gjizë

Përbërësit:

  • 6 kokrra vezë
  • 4 gota e gjysmë miell
  • 1 lç kripë
  • Gjalpë / Vaj
  • Gjizë për mbushjen
  • Majdanoz

Përgatitja:

Zëmë brumin. E ndajmë në kulaçka. Hapim petët dhe i vendosim në ujë të nxehtë në një tenxhere teksa uji vlon. I lëmë për 20 sekonda dhe i kalojmë direkt në ujë të ftohtë. Largojmë ujin duke i shtrydhur me dorë ose duke i vendosur në pecetë. I shtrojmë në tepsi duke i mbushur me gjizë dhe majdanoz. Mbushjen e realizojmë në çdo 2 petë të spërkatura me gjalpë dhe vaj. E vendosim në furrë në 180 gradë për 40 minuta.