Cilësohen si më të mirët në botë, 2 helikopterë ‘Black Hawk’ mbërrijnë në Shqipëri! Ambasada e SHBA: Forcojnë aftësitë e forcave ajrore të vendit

13 Janar, 21:36

Dy helikopterë ‘Black Hawk’, të cilësuar si më të mirët në botë kanë mbërritur në Shqipëri ditën e sotme. Lajmin e bën me dije ambasada amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi në facebook, ku theksohet se helikopterët e rinj të mbërritur nga SHBA do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë.