Cili është “Mali i Shenjtë” ku fshihen të zhdukurit dhe kriminelët?/ Mbërrin dëshmia tronditëse për shqiptarin Bardhyl Ruku, humbur më 2005

19 Tetor 2020, 19:01

Fredi Llapanji thotë se i kujtohet mirë ai djalë, ndërsa përshkruan edhe detaje nga fiziku i tij, duke treguar edhe vendodhjen të djalit për të cilin dyshon të jetë Bardhyl Ruku, që kërkohet në program.

“Edhe pse kan kaluar afro 15 vite, më kujtohet mirë fytyra e tij, ishte me flokët me onde, pak esmer dhe me gjatësi 1 e 70 cm. Ai i ishte bashkuar priftërinjve, që jetojnë në një nga manastirët e shumtë në zonën e “Nea Skete” në Selanik. Ai ka punuar në ndërtim, së bashku me një grup të tjerë shqiptarësh. Aty të gjithë e thërrisnin “Niko”dhe ishte diku rreth moshës 27-28 vjeçare.”-u shpreh dëshmitari.