'Vëllai na humbi, kushëriri fshehu ngjarjen’/I akuzuari telefonon motra:E gënjeve atë natë (5 shtator 2024)

5 Shtator, 18:07 | Përditesimi i fundit: 2024-09-05 18:08:46

 

Agron Mehalla nga fshati Mollas i Cërrikut është ky 49-vjeçar, i cili kërkohet në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ nga familjarët e tij. Ai humbi gjurmët nga Kozani i Larisës nw Greqi, teksa bashkë me 3 kushërinjtë dhe një bashkëfshatar, kishin kaluar në këmbë nga pika kufitare e Kapshticës. Ata janë ndalur në vendin e quajtur Fillorinë, ku kanë kaluar orët e vona të mbrëmjes në një pyll, ndërsa katër nga bashkëudhëtarët kanë hyrë për të fjetur në një godinë të braktisur, ndërsa Agroni nuk ka pranuar.