Një baba kërkon të rilidh kontaktet me djalin e tij në Gjermani. Arjan Fejzollari prej 10 vitesh nuk e ka parë dhe as dëgjuar zërin të birit 18-vjeçar.
Ishte viti 2005 kur Arjani u njoh në kryeqytet me një turiste gjermane, Kristina Anjzen. Ishte nje dashuri me shikim të parë mes dy të rinjve asokohe.
53-vjeçari e mori dhe në shtëpi Kristinën te familja e tij, ku qëndruan për disa ditë të tera dhe më pas ajo u rikthye në Gjermani.
Ata mbajtën kontakt me njëri-tjetrin nëpërmjet telefonit dhe flisnin pothuajse çdo ditë. Kristina i dha lajmin Arjanit se ishte ne pritje te embel…
Në 15 Gusht të vitit 2016 në jetë erdhi bekimi i tyre djali, që emrin ia vendosën Adrian… Arjani nuk mundi ta takonte të birin, pasi e kishte të ndaluar të shkelte në tokën gjermane. Për këtë arsye, ai i kërkoi nënës së djalit të vinte për disa ditë në Shqipëri, por kjo e fundit nuk pranoi… dhe ndaj ajo vendos të shkëpusë kontaket me të.
Në vitin 2014 Arjani vendos të emigroj në Hanover të Gjermanisë për të takuar djalin që malli e merrte çdo ditë dhe më shumë dhe vritej ne shpirt qe nuk ishte prane tij … Ata takohen rastëisht në stacionin e trenit…
Nje takim takim mbetet gjatë në memorien e 53-vjeçarit pasi pas 8 vitesh arriti ta përqafoj të birin… Nje cast nuk zgjati pergjithmone, pasi fati kishte rezervuar diçka tjetër për Arjanin.
Rikthimi i tij në atdhe do sillte sërish humbjen e kontakteve me të birin serisht… prej 10 vitesh tashme ai nuk e ka parë dhe as ka folur me djalin e tij që sot është 18-vjeç, ndërsa 53-vjeçari të vetme kujtime janë fotografitë e Adrianit të vogël.