Me një plagë në shpirt për vëllain që kunata e ekzekutoi për vdekje në Amerikë, 55-vjeçari Albert Keco i drejtohet emsionit ‘’Pa Gjurmë’’ për të kërkuar dy mbesat e tij, të cilat nuk i ka parë prej vitesh. Ishte viti 1999 kur Valmir Keco një djalosh i ri me ëndrra të mëdha për jetën emigron në SHBA, pasi fitoi lotarinë amerikane. I lumtur për jetën e re në kontinentin e largët, ai mori me vete edhe bashkëshorten e tij, Anila Keco. Më vonë çifti u bënë prindër të dy vajzave… U zhvendosën në tokën e premtuar për një jetë më të mirë, por shumë shpejt filluan konfliktet në familje. Çifti kishte mosmarrëveshje dhe Valmiri vendos t’i kërkoi divorcin nënës së fëmijëve të tij… Sipas Albertit, i vëllai ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe se nusja e kishte kërcënuar shpesh herë që nëse nuk i jepte para do të largohej bashkë me vajzat. 22 dhjetori i vitit 2015 është një datë e skalitur në memorien e familjarëve të Valmirit. Një datë që ndryshoi përgjithmonë fatin e familjes Keco. 22 dhjetori është data kur Anila ekzekutoi për vdekje babain e fëmijëve të saj… pasi kishte larguar 2 vajzat e mitura nga banesa duke i çuar në një qendër sociale. Fqinjët e alarmuar lajmëruan menjëherë policinë, ndërsa Anila u arrestua nga policia. 34-vjeçarja asokohe u shpreh para drejtesise se e vrau të shoqin për vetëmbrojtje, pasi ai ushtronte dhunë ndaj saj. Akuza që familja e Albertit i quant të pavërteta… ata fajësojnë Anilen që i mori jetën të shtrenjtit të tyre dhe la jetime vajzat në tokë të tuaj…