Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian

27 Nëntor, 16:12

Në prag të 80-vjetorit të Çlirimit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me familjarë të veteranëve dhe nxënës të shkollës “Asim Vokshi”, mbollën 80 pemë të reja në Varrezat e Dëshmorëve.

Kryebashkiaku  tha se Shqipëria është e qartë në aspiratat e saj europiane.

“Jemi shumë të qartë ku po shkojmë sepse kemi qenë të qartë edhe para 80 vitesh. Kemi qenë të qartë edhe para 112 vitesh, kur u shpall Pavarësia, se aspirata e Shqipërisë ishte futja në familjen europiane të kombeve.

    No videos found.