Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët

19 Dhjetor, 14:38

Shkollat “Mustafa Greblleshi” dhe “Sandër Prosi” në Sauk po pajisen me terrene sportive dhe mure rrethuese për sigurinë e nxënësve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet në të dyja shkollat dhe e cilësoi ndërhyrjen e bashkisë si një lajm të mirë për banorët.

“Ka qenë një merak i yni sepse fëmijët shkonin në terrene sportive private, ndërsa as shkolla nuk kishte rrethimin e duhur e krejt papritur oborri kthehej në parkim makinash”, tha Veliaj.

Por, tani situata për këto dy shkolla po ndryshon.

    No videos found.