Në fshatin Baldushk, të Tiranës është hapur tregu i gjelave të detit me rastin e festave të fundvitit. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj i bëri thirrje qytetarëve dhe jo vetëm që ta blejnë gjelin në këtë vend si mënyrë për të kontribuar në ekonominë e zonës.
“Kur blen një produkt të prodhuar në fshatin tonë, ke kontribuar në familjen e fshatit tonë. Kjo do të thotë se ke kontribuar, që këta fëmijë të blejnë librat e shkollës, rrobat e tyre, që të ndjekin një kurs pas mësimit, të merren me aktivitete kulturor, ndaj i ftoj të gjithë ta shohin si një mision për të siguruar mirëqenie në këtë komunitet, për të ndihmuar djemtë e vajzat, burrat e gratë, që punojnë tërë jetën dhe tërë vitin me këtë produkt, që është një krenari për Tiranën tonë”, tha Veliaj.