Çomlek me mish
Përbërësit:
- 1 kg mish
- 1 kg qepujka
- 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
- 2 lugë gjalpë të tretur
- 1 lugë gjelle salcë
- 1 filxhan uthull
- 1 kokërr hudhër
- 2 gjethe dafine
- Kokrra piper të zi
- Pak piper të zi të sapobluar
- Pak piper të kuq të djegës
- Kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
Presim mishin në copa jo shumë të mëdha dhe e lëmë të kullojë. Në tigan ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin, dhe kaurdisim copat e mishit derisa të marrin ngjyrë të artë. Pasi skuqen i heqim mënjanë dhe në të njëjtin vaj kaurdisim qepët derisa të zbuten e të marrin ngjyrë floriri. Shtojmë mishin, salcën e domateve dhe pak ujë, vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr të ngadaltë. Në minutat e fundit shtojmë hudhrën e shtypur, kripën, piperin e zi, pak piper të kuq djegës, gjethet e dafinës dhe uthullën.





















