Çorba shkodrane
Përbërësit:
- 150 gr mish i grirë
- 120 gr oriz
- 1 qepë
- Gjalpë
- Salcë domatesh
- Limontoz ose limon
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën, shtojmë mishin e grirë, salcën e domates, kripë dhe piper. Shtojmë ujë të ngrohtë dhe e lëmë masën të ziejë. Orizin pasi e kemi pastruar dhe larë e shtojmë në tenxhere. E lëmë të ziejë derisa të dalë një çorbë e trashë. Në fund rregullojmë shijen me pak limontoz ose limon.