Covid-19, infermierja shqiptare në Itali: Lamtumira jepet kur hipën në ambulancë

30 Prill 2020, 14:24

Infermierja shqiptare Sonila Luga e cila shërben prej disa vitesh në Berscia në Itali tregon në emisionin “Rreze Dielli” detaje nga ajo që ndodh brenda mureve të spitalit. Shërben në pavionin e të moshuarve të infektuar me Covid-19, për të cilët thotë se lidhja e krijuar me to nuk është thjesht pacient-infermier. Ashtu sikurse është bërë tashmë e ditur, prej momentin që ata merren me autoambulancë nuk kanë më asnjë kontakt me familjarët e tyre dhe nëse nuk ia dalin mbanë të fitojnë këtë luftë, lamtumira e vetme është ajo kur nga dera e shtëpisë duhet të shkojnë drejt spitalit. E vetmja lidhje me ta, mund të jetë një video-telefonate.