Dashuria mbi 50 vjeçare e çiftit shqiptar, frymëzim për të rinjtë

14 Korrik, 12:13

Kohët kanë ndryshuar, po ashtu edhe koncepti i dashurisë tek të rinjtë, që tashmë e shohin me çudi një lidhje mbi 50 vjeçare si kjo që prezantuam në ‘’ Rreze Dielli’’.

Liri dhe Bajram Lila treguan për emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ historinë e tyre të bukur të dashurisë, martesën 51 vjeçare, vështirësitë që kanë kaluar gjatë këtyre viteve, por mbi të gjithë triumfin e një jetë të gjatë të mbushur me dashuri.

Pavarësisht se nuk mundën të kishin një fëmijë, Liria dhe Bajrami kanë jetuar një jetë te lumtur dhe kanë pasur një familje të shëndoshë. Bajrami me profesion pilot, ndërsa Liria me profesion mësuese, kishte mjaft kohë të lirë, të cilën e kishte të vështirë ta mbushte, kur Bajrami ishte larg në shërbimet e tij, këto momente ai i tregon kështu :

‘’ Momentet e para ishin cik të vështira për të sepse unë isha shumë I ngarkuar me punë dhe kjo rrintë pothuajse vetëm,  gjatë gjithë ditëve, të shërbimit që unë kryeja në repart dhe duke e parë këtë që Liria nuk ishte e qetë, vajta I thashë, babait të saj dhe morëm motrën e vogël të Lirisë’’ shprehet Bajrami.

‘’ E morëm e mbajtëm ne pa adaptim, e rritëm, e fejuam në moshën 22 vjece, edhe ajo ka dy fëmijë ‘’ shprehet Liria për rritjen e motrës së saj të vogël.

 

Programe të tjera

Shiko të gjitha