Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me presh dhe djathë / Gjellë me mish e perime / Zarzavate të ziera dhe të tiganisura.
Në "Bima dhe Shëndeti" sot në Rreze Dielli, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalemi në një problematikë shumë të hasur siç janë gurët në tëmth, dhimbjet që nuk duhen neglizhuar, kur gurët bëhen të rrezikshëm dhe pasojat e heqjes së këtij organi të vogël. Së pari tregojmë se cili është roli i tëmthit në organizmin tonë dhe çfarë janë vërtet gurët në tëmth dhe pse shfaqen tek disa njerëz, ndërsa tek të tjerë jo. Si formohen këto gurë të vegjël brenda fshikëzës së tëmthit dhe çfarë i shtyn substancat e zakonshme të trupit të ngurtësohen? Cilët janë shkaktarët kryesorë që nxisin krijimin e tyre dhe kush rrezikon më shumë t’i zhvillojë? A mund të parandalohet formimi i tyre, dhe mbi të gjitha, a ka mënyra të sigurta që na ndihmojnë t’i kontrollojmë apo t’i eliminojmë pa ndërhyrje mjekësore? Biofarmacisti Ylli Merja përpos këshillave për një stil jetese të shëndetshëm, tregon edhe metodat natyrale për “shkrirjen” e gurëve, çfarë funksionon realisht dhe çfarë duhet trajtuar më me kujdes.





















