Dërgimi i personelit mjekësor në Itali, infermierja: Treguam sa vlejmë

30 Prill 2020, 14:16

Dërgimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që do të ndihmojnë kolegët italianë në luftën kundër koronavirus, infermierja shqiptare në Itali Sonila Luga e konsideron një arsye për tu ndjerë krenarë. Ajo thotë se shumë kolegë italianë e kanë falenderuar për këtë gjest të shqiptarëve.