Deshmi prekese per ish-futbollistin e Kucoves: Ishte ne Qipro, kishte nje peng ne zemer

29 Korrik 2019, 20:25 | Përditesimi i fundit: 2019-07-29 23:03:34

Pjesa e dyte e Pa Gjurme Dt 29 Korrik Pa Gjurme- Deshmi prekese per për ish-futbollistin e Kucoves: Ishte ne Qipro, kishte nje peng ne zemer
Ishte viti 1991 kur asokohe një 15-vjeçar ish-futbollisti i ekipit të të rinjve të Kuçovës, Belisar Subashi ëndërronte të kalonte përtej kufijve në vitet e ndryshimeve të mëdha. U nis drejt Greqisë së bashku me vëllanë e tij më të vogël Gentin. Nga mali udhëtuan gjatë për shtatë ditë në këmbë dhe mbërritën në afër ishullit të Rodosit. Atje qëmdruan për afro një muaj sëbashku dy vëllezërit ndërsa Belisari qëndron dhe I thotë të vëllait të kthehej në Shqipëri, pasi ishte shum i vogël për të qëndruar. 

Genti kthehet dhe pak ditë më pas niset sërish drejt Greqisë kësaj here si udhërryfyes për një grup të tjerë përsonash me ta edhe një fqinji I tyre Taulanti. Mbërrijnë atu ku ishte edhe Belisari. Më pas Genti kthehet përsëri në Shqipëri. Familjarët prisnin telefonatë, ata nuk ia dëgjuan zërin që nga dita kur ai doli nga shtëpia.

Si shënjë të ekzistencës së tij atje Belisari u solli familjarëve një pako, një magnetofon dhe një fotografi me ngjyra…

Komunikimet e fundit i pati vetëm me shokët, ndërsa më pas humbi cdo kontakt. Një djalë simpatik me sy e flokë të zinj, ishte ende një adolesht kur u largua dhe sot është një 44-vjeçar…

Sipas shokëve, me të fundit që pati kontakt, Kastriotin dhe Luanin nga Ura-Vajgurore, Belisari ishte në Rodos bashkë me Taulant Tolulin, djalin gjirokastrit, I cili gjithashtu rezulton i humbur. Atë ditë të fundit kur shokët u panë erdhi  policia ndërsa Belisar dhe Taulanti shpëtuan, Kastrioti dhe Luani u kthyen. 

Që nga ai moment nuk u mësua më asgjë për fatin e dy të rinjve.

Vite pas, familjarët mundën të mësojnë gjurmë të fundit të tij në Gjermani, ku dyshohet se Belisari jeton me një identitet të rremë dhe se ka krijuar familjen e tij atje, informacion i cili mbetet ende një gojëdhënë përsa kohë Belisari nuk është bërë ende i gjallë për familjarët…