Dhimitraq Ziu: Fundjava e mbyllur! Nëse do ketë ndryshime do lajmëroheni

24 Prill 2020, 12:46

Zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu u shpreh në një intervistë për emisionin 'Rreze Dielli' në Report Tv se masat për këtë fundjavë do të jenë të njëjta me atë që shkoi, pra prej ditës së sotme në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00 gjithçka do të jetë mbyllur dhe qytetarët nuk duhet të dalin nga banesat me përjashtim të kategorive të lejuara.