Dhimitraq Ziu për Report Tv: Kontrollet me dron edhe për kanabis

24 Prill 2020, 12:43

Ne nje lidhje ne emisionin "Rreze Dielli" zv Drejtori i Policise për Sigurinë Publike Dhimitraq Ziu tha se një aspekt që ka bëjë me evidentimin e shkelësve të karantinës është droni. Ziu sqaroi se droni nuk po përdoret vetëm për këtë rast, por edhe për evidentimin e parcelave me kanabis. "Policia krahas masave për mbulimin e territorit me shërbime të ndryshme kohët e fundit ka rritur cilësinë e kontrollit edhe përmes teknologjisë, që është droni." shprehet nder te tjera Ziu