‘Dialog???’, studentët i përgjigjen thirrjes së Ramës me foton e prangosjes së të riut Klevi Metaj

20 Tetor, 12:42 | Përditesimi: 20 Tetor, 12:42

Një grup studentësh iu bashkuan protestës së një grupi pedagogëve para Kryeministrisë. Ata iu përgjigjen me të njëjtën mënyrë karrigeve me mesazhin dialog që kishte vendosur kryeministri Edi Rama para godinës së qeverisë. Pranë kryeministrisë vendosën pankarat me arrestimin e të riut Klevi Metaj, i cili u prangos te dera e Ministrisë së Arsimit që është përdorur jo pak herë si simbol i kësaj proteste. Një tjetër pankartë ishte s’bëjmë dialog me kriminelë, apo foto nga momenti kur një polic shty të riun që qëndronte në këmbë te Ministria e Arsimit. Episod që ka sjellë pezullimin e dy policëve nga detyra.

E.H/Shqiptarja.com