Disa këshilla për kujdesin e luleve në stinën e verës

15 Korrik 2020, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2020-07-16 09:10:55

Vera është stina ku lulëzojnë lulet, por nga ana tjetër në këtë stinë ato kanë nevojë për më shumë kujdes se zakonisht, pasi për shkak të temperaturave të larta, mund të dëmtohen. Në një intervistë në Rreze Dielli, ekspertja Elvira Preçe, tregoi se si mund t;I mbrojmë lulet qe mos të vyshken në këtë stinë.

‘’ Gjëja e parë që ne pyesim kur vijnë klientët në dyqan I themi për ku e do lulen, për çfarë pozicioni do ta vendosësh, ka dritë në pozicionin që do e vendosësh, gjithmonë flasim për ambientin brenda. Lulet klasifiokhen në dy grupe të mëdha në fillim , lulet e ambientit të brëndshëm dhe lulet e ambientit të jashtëm. Brenda këtyre kemi edhe nëngrupe të tjera, tek lulet e ambientit të brendshëm kemi lulet që duan dritë,  dhe lulet që nuk e kanë problem aq shumë problem për dritën…’’ shprehet ajo.

A duhet t’i mbulojmë lulet me plasmas gjatë ditës, për t’I mbrojtur nga dëmtimi?

Gjatë ditës duhet hequr, sepse temperaturat gjatë ditës ngrohen nuk janë njëlloj me temperaturat që janë gjatë natës, janë më të ulëta. Ndërsa tregon edhe disa nga lulet të cilat e durojnë diellin e fortë, të cilat janë:  Dipladenia, lulet e Sarandës,  e cila është një lule e cila sa më shumë diell të ketë, aq më shumë  çel dhe rri nga pranvera deri në fund të nëntorit, nësa Dielli është I mjaftueshëm…. pastaj janë edhe serfinjat, petunjat që janë lule të sezonit të tanishëm, që e duan diellin dhe që e durojnë, nuk prishen vetëm se lulet që janë në diell duan përditë të ujiten. Ndërsa lulet e tjera, nuk duan kaq shpejt, sepse në vend që shumica e amvisave, mendojnë se duke I ujitur sa më shumë e ushqejnë lulen, dhe e bëjnë që të gjallërohet, që të rritet. Ndërsa thekson se jo të gjitha lulet kanë kërkesa të njëjta, secila lule ka kërkesa të ndryshme.