Dj Sardi: Më mungon jeta e natës, koronavirus më ka pezulluar shumë projekte

8 Prill 2020, 12:00

Një nga Dj më të njohur, por edhe më të dashur për publikun Sardi Shehu është një nga artistët që ka vijuar të dhurojë muzikë të bukur nga shtëpia e tij në livestram, por edhe një nismë e ndërmarrë së bashku me bashkinë e Tiranës për të dhuruar muzikë të gjithë kryeqytetasve e ka mbajtur atë pranë publikut edhe në ditët e izolimit.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ai thotë se kanë qenë kërkesat dhe fjalët e ngrohta të njerëzve që e kanë bërë vazhdojë muzikën edhe nga karantina, por pranon se i mungon jeta e natës dhe  përditshmëria e jetës normale në Tiranë.

Më mungon jeta e natës, ajo tregon që ka gjallëri festë, kjo na mungon besoj të gjithëve.

Unë e kam edhe punë praktikisht, nuk kënaqem aq shumë sa klientët. Më mungon edhe jeta ditën,gjallëria e Tiranës. Kam patur shumë projekte që më ka pezulluar kjo situatë, por kam qëndruar në piano në shtëpi” shprehet Dj I njohur.