"Do dhurojmë koncert për fqinjët", Hersi Matmuja tregon situatën në Itali

14 Prill 2020, 09:22 | Përditesimi i fundit: 2020-04-14 09:29:35

Në një kohë kur është hera e parë që ata po festojnë Pashkët në shtëpi, larg njerëzve të dashur për shkak të koronavirus këngëtarja shqiptare në një lidhje skype për emisionin "Rreze Dielli" ka treguar se këto Pashkë kanë qenë shumë ndryshe nga herët e tjera. Ajo ka dhene se për këtë festë, këtë të hënë do të dhuroje së bashku me bashkëshortin e saj italian 'koncert' nga kopshti i shtëpisë.