Receta e ditës - Domate të mbushura me oriz dhe akullore në kushtet e shtëpisë / Pjesa e dytë

17 Qershor 2019, 12:42 | Përditesimi i fundit: 2019-06-17 13:58:57

Receta e dytë: Akullore në kushtet e shtëpisë

Përbërësit: 

500 ml pana ëmbëlsire

350 gr qumësht i kondensuar

shije sipas dëshirës:

80 gr çokollatë fondente

1 fk reçel qershie

4 lgj kakao pluhur

Përgatitja:

Rrahim panën e ëmbëlsirës dhe e bashkojmë me qumështin e kondensuar. I trazojmë të dyja së bashku që të përzihenë mirë. Kush dëshiron mund të hedhë dhe pak ekstrakt vanilje. Presim hollë hollë çokollatën e zezë fondente. Shtojmë çokollatën në një pjesë të kremit dhe e vendosim në një tas. Një pjesë tjetër e shtojmë me reçel qershie, ndërsa pjesën e mbetur me kakao. Tasat I vendosim në ngrirje dhe i konsumojmë në momentin që kemi dëshirë.