'Dritëhijet e dosjes së 21 janarit' në 'Pa protokoll'! Gazetari që u qëllua me plumb në dorë: Mjeku ligjor tha që isha goditur me çekiç! Prokurorët nuk më thirrën për të dëshmuar

28 Maj 2021, 21:51

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili jeton prej 10 vitesh në Belgjikë, thotë se pas ngjarjes, prokurorët të cilët u morën me hetimet pë rngjarjen i morën vetëm një deklaratë të shkurtër nga Spitali "Nën Tereza" ku ai po kurohej pasi u plagos në dorë dhe se me ta ra dakord që pas disa ditësh do të thirrje për të dhënë më shumë detaje. Megjithatë ai thekson se nuk u thirr kurrë më për të dëshmuar.