E bën lëkurën si 20 vjeç / Si të përgatisni ujë me petale trëndafili

6 Maj, 13:49 | Përditesimi: 6 Maj, 13:49

Në rubrikën “Bëje vetë”, Niki dhe Stela sjellin një recetë të thjeshtë dhe shumë të dobishme për kujdesin e lëkurës: tonikun natyral me petale trëndafili. Ky ujë trëndafili përgatitet lehtësisht në shtëpi dhe është i njohur për vetitë e tij qetësuese, hidratuese dhe freskuese. Përveç aromës së këndshme, ai ndihmon në balancimin e lëkurës, reduktimin e skuqjeve dhe dhënien e një shkëlqimi natyral. Një mënyrë perfekte për të sjellë kujdesin e natyrës direkt në rutinën tuaj të përditshme të bukurisë.

MC/Shqiptarja.com