E imiton pa humbur asnjë ushtrim, qenushi bën ‘yoga’ bashkë me pronaren e tij

18 Maj 2021, 16:17

Në rrjetet sociale mund të gjeni pafund video me kafshë të lezetshëm por a keni parë ndonjëherë një qenush duke bërë “yoga”?

Ky është “ Secret” qenushi që ndjek hap pas hapi, dhe kopjon pronaren e tij Mary teksa ajo bën “yoga”.

Vë bast që një buzëqeshje formohet në fytyrën tuaj që në sekondën e parë të videos, në të cilën shfaqen Secret dhe Mary, të cilët hapin tapetin dhe pa humbur kohë fillojnë ushtrimet!

Ju siguroj që këto 30 sekonda do t’iu rregullojnë ditën!