E pabesueshme | Shkrimi i dorës është në rrezik! Pse UNESCO ngre alarmin?

13 Janar, 13:33 | Përditesimi: 13 Janar, 13:33

Në një epokë ku teknologjia digjitale po zë gjithnjë e më shumë hapësirë në jetën tonë të përditshme, shkrimi i dorës po përballet me rrezikun e zhdukjes. Duke e konsideruar atë si një trashëgimi kulturore dhe njohëse me vlerë të veçantë, UNESCO ka ndërmarrë një nismë për mbrojtjen dhe promovimin e shkrimit të dorës. Kjo nismë synon të rikthejë vëmendjen te rëndësia e shkrimit manual në edukim, identitet kulturor dhe zhvillim personal, përballë dominimit gjithnjë e më të madh të mjeteve digjitale. Dskutojmë në "Rreze Dielli" me panelistët e ftuar për rëndësinë e kësaj nisme, sfidat që sjell epoka digjitale dhe mënyrat konkrete për ruajtjen e shkrimit të dorës në shoqërinë moderne.

MC/Shqiptarja.com