Edhe burrat qajnë, Agustin Kola përlotet kur kujton Arben Mingën: E kisha më shumë se vëlla

8 Maj 2020, 11:37

Në një rrëfim në emisionin “Rreze Dielli” Agustin Kola ka folur për jetën dhe karrierën e tij. Mes kujtimesh ai ka risjellë emocionet e forta të kohës kur jepte gjithçka nga vetja në fushë. Teksa kujton njerëzit me të cilët ka punuar, ai përmend emrin e Arben Mingës, futbollistit që po ashtu ka ngritur peshë zemrat e tifozëve, ai përlotet duke e cilësuar më shumë se vëlla.