Ekspertja e arsimit: Provimi i maturës nuk është jeta / Largoni stresin duke…

28 Maj, 13:05

Jemi në fund të muajit Maj, dhe ethet e provimeve të maturës duket se kanë nisur, jo vetëm për nxënësit, por dhe për prindërit e tyre dhe mësuesit. Pse maturantët janë kaq shumë të stresuar gjatë provimeve? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e arsimit Irsa Ruçi, psikologen shkollore Brunilda Sherra dhe nutricionisten Diola Dosti. Japim këshilla sesi maturantët duhet të menaxhojnë stresin dhe ankthin, zgjedhja e degës për profesionin e së ardhmes, por dhe roli që luajnë ushqimet në memorien, mirëpërqendrimin dhe shëndetin emocional dhe fizik.