Ekzekutoi Behar Sofinë për 50 mijë euro, lihet në burg autori dhe 3 nga bashkëpunëtorët! Shyti hesht para gjykatës! Visha: S'kam lidhje me ngjarjen

15 Mars 2021, 15:11

TIRANË-Gjykata e Tiranës ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” për autorin e ekzekutimit të Behar Sofisë, Ernejt Shyti dhe bashkëpunëtorët e tij,  Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi. Visha ka mohuar që të jetë i përfshirë në këtë krim.

Ekzekutori i Behar Sofisë, Ernejt Shyti ka pranuar krimin dhe ka zbardhur edhe emrat e bashkëpunëtorëve. Ai pranoi se e ka vrarë për 50 mijë euro Sofinë. Shyti u ndalua nga policia e Malit të Zi 3 ditë më parë në Podgoricë aty ku ai jetonte dhe punonte si punëtor ndërtimi dhe pasi është vënë përballë provave si ADN dhe pamje filmike, ai ka rrëfyer se porosinë e mori nëpërmjet rrjeteve sociale. Shyti i tregoi grupit hetimor se pjesë e grupit për të ekzekutuar 66 vjeçarin Behar Sofinë ishin edhe Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç. Ernejt Shyti rezulton se nuk është i skeduar për krime më parë ndërsa ishte banor i lagjes mbi maternitetin e ri në Tiranë. Fillimisht është gjetur maska anti-COVID e Shytit e hedhur në hyrje të Kodrave të Liqenit, ku nga analizimi i ADN-së ka zbuluar se ishte përdorur nga 24-vjeçari, më pas së bashku me Policinë ai i kthye në vendin e krimit, për të kërkuar për pistoletën, por pa sukses.