Ëmbëlsirë e butë me kajsi nga zonja Vjollca

25 Qershor 2021, 10:56

Ëmbëlsirë e butë me kajsi

Përbërësit:

6 kajsi të freskët dhe 4 për dekor

lëkura e 1 limonidhe 1 lugë gjelle lëng limoni

125 gr kos

3 vezë

150 gr sheqer

80 ml vaj vegjetal

vanilje

270 gr miell

1 pako pluhur pjekës

50 gr bajame feta

50 gr reçel kajsie

sheqer pluhur

Përgatitja:

Fillimisht 6 kajsi të pjekura I presim në kubikë dhe I vendosim në një blender shtojmë në të 1 lugë gjelle lëng limoni dhe lëkurën  1 limoni dhe 125 gr kos të gjitha këto I kalojmënë blender dhe formojnë një pure me kos dhe kasji. Në një tas rrahim vezët me sheqerin, vajin, vanilje dhe vazhdojmë përzierjen të gjtiha këto dhe fillojmë të shtojmë pak nga pak miellin të përzjerë me pluhur pjekës vazhdojmë përzierjen deri sa të na formohet një brumë homogjen ( por jo I trashë).

Në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje me përmasa 22-24 cm nivelojmë brumin. 3-4 kajsi pak të mëdha I presim në feta me trashësi 1 cm dhe dekorojmë ëmbëlsirën në sipërfaqe. Opsionale është nëse kemi bajame feta I shpërndajmë në siperfaqe dhe tek tuk midis kajsive vendosim nga pak rcel kajsie. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 305-40 minuta. Pasi të jetë përfunduar ëmbëlsirën mund ta pudrosim me sheqer pluhur.