Ëmbëlsirë me banane (BanaKing) dhe çokollatë nga zonja Vjollca

25 Nëntor 2020, 10:24

Ëmbëlsirë me banane dhe çokollatë

320 gr biskota

160 gr gjalp

3 banane

10 gr xhelatinë

100 ml ujë

100 ml qumësht

400 ml krem pana

6 lugë gjelle sheqer

3 lugë gjelle kakao

150 gr çokollatë e zezë

Përgatitja:

Biskotat I shtypim dhe I bëjmë thërrime,e vendosim në një tas ku do të shtojmë gjalpin e zbutur ( sapo të shkrijë) I përziejmë me spatula dhe më pas I vendosim në një tepsi katrore me brinjë ( 20 x 34  cm) në të cilën kemi shtruar letër pjekje. Nivelojmë biskotat e përzjera me gjalp dhe vendosim tepsinë në frigorifer për 10 minuta. Qërojmë banenet I presim në dy gjysma dhe më pas gjysmat I presim përsëri horizontalisht në dy gjysma. Vendosim xhelatinën të zbutet në 100 ml ujë. Nxjerrim tepsinë nga frigoriferi dhe mbulojmë sipërfaqen me bananet e prera.

Përgatisim kremin:

Në një tigan të thellë vendosim 100 ml qumësht, sheqer, kakako I përziejmë deri sa sheqeri dhe kakao të treten, shtojmë xhelatinën e zbutur në ujë. E përziejmë dhe e largojmë. Shtojmë kremin pana dhe vazhdojmë përzierjen, mbulojmë bananet dhe komplet sipërfaqen me kremin e përgatitur dhe vendosim tepsinë në frigorifer për 3-4 orë. Pasi e nxjerrim ëmbëlsirën nga frigoriferi e dekorojmë duke bërë disa vijëzime me çokollatë të shkrirë. E presim në copa dhe e shërbejmë.