Embëlsira në gotë me boronica
Përbërësit:
- 250 gr boronica
- 80 gr sheqer
- 500 gr kos natyral
- 1 pako biskota
Përgatitja:
Fillimisht vendosim boronicat në një tenxhere me pak ujë të marrin një valë, më pas shtojmë sheqerin dhe i lëmë për 10 minuta sa të trashet lëngu. Ndërkohë thërrmojmë biskotat në mikser, ndërsa tek kosi shtojmë sheqer ose mjaltë.
Marrim gotat e servirjes dhe fillimisht vendosim një shtresë me biskota, një shtresë me boronica, kos, biskota, boronica.