Ëmbëlsirë në gotë me qershi nga zonja Vjollca

14 Qershor 2021, 11:06

Ëmbëlsirë në gotë me qershi 

Baza

150 gr biskota të grira

70 gr gjalp i shkrirë

Kremi

500 ml qumësht

1 pako puding vanilje

3 lugë gjelle sheqer

Dekori

400 ml lëng qershie

3-4 lugë gjelle sheqer

2 lugë gjelle niseshte

250 gr qershi vishnje

Përgatitja:

Grijmë biskotat dhe shtojmë në të gjalpin e tretur e përziejmë sëbshku dhe e ndajmë nga 1 lugë gjelle në cdo goë duke e ngjeshur mirë në fund të gotës. Në një tenxhere tresim në qumësht pudingun, sheqer I përziejmë mirë dhe e vendosim në  zjarr për të zjerë duke e trazuar vazhdimisht deri në vlim. E ndajmë duke mbushur deri në gjysmën e gotës ku kemi shtuar bazën me biskota.Në një tenxhere tjetër vendosim lëng qershie, sheqer, niseshte, qershiat pastruar nga bërthamat e përziejmë mirë dhe vendosim në zjarr duke e trazuar vazhdimisht deri në vlim e lëmë të ziejë mirë për 3-4 minuta e më pas mbushim gotat. I vendosim gotat në frigorifer për 2 orë e më pas I shërbejmë.