Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Tetor 2026, Receta/ Ushtrohemi nga shtëpia / Histori suksesi nga Amerika

1 Tetor, 15:54 | Përditesimi: 1 Tetor, 15:54

Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kungullor i traditës / Speca pufka me gjizë dhe vezë / Trahana me bukë misri.

Të kujdesesh për trupin dhe shëndetin nuk ka moshë. Aktiviteti fizik i përditshëm është i rëndësishëm për çdo grua, jo vetëm për të ruajtur formën fizike, por edhe për të përmirësuar energjinë, lëvizshmërinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Dhe për të ushtruar nuk është e nevojshme të keni një palestër në shtëpi apo pajisje të komplikuara. Instruktorja e fitnesit Linda Kalemi na tregon dhe demostron në “Rreze Dielli” disa ushtrime të thjeshta që zonjat mund t’i bëjnë në kushtet e shtëpisë, duke përdorur mjete fare të thjeshta, si llastikë elastikë apo një shkop. Ushtrime për barkun, këmbët dhe krahët, të përshtatshme për t’u përfshirë në rutinën e përditshme, pavarësisht moshës.

Në këtë intervistë në “Rreze Dielli”, i riu shqipar Jurgen Kola rrëfen rrugëtimin e tij nga fëmijëria në Shqipëri te studimet dhe karriera në SHBA, si e ktheu teknologjinë në profesion dhe më pas në sipërmarrje. Ai na tregon për Master Menu, një nga projektet e tij në teknologji, dhe për ZULU Cars, platformën që synon të sjellë një mënyrë të re të blerjes dhe shitjes së makinave në Shqipëri. Jurgen Kola është gjithashtu autor i librit “Building an AI Knowledge Assistant”, një libër për Inteligjencën Artificiale që ka marrë vëmendje dhe shitje në Amazon.

MC/Shqiptarja.com