Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Nëntor 2026, Receta/ Fertiliteti, Këshilla nga mjeku Shkëlqim Balili

10 Nëntor, 16:15 | Përditesimi: 10 Nëntor, 16:15

Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qumështor me petë dhe boronica / Shqeto Përmeti / Makarona me salçiçe dhe salcë.

Të bëhesh prind është një nga dëshirat më të bukura, por për shumë çifte rruga drejt prindërimit nuk është gjithmonë e lehtë. Problemet e fertilitetit, ndikimi i moshës, stili i jetesës dhe faktorët e ndryshëm shëndetësorë po e bëjnë gjithnjë e më të rëndësishme informimin dhe kujdesin ndaj shëndetit riprodhues. Por, sa mund të ndikojmë në ruajtjen e fertilitetit? Kur është momenti i duhur për të menduar për ngrirjen e vezëve dhe çfarë mundësish ofron sot mjekësia për ata që dëshirojnë të bëhen prindër? Për këto çështje dhe shumë të tjera, në studion e "Rreze Dielli" flasim me mjekun gjinekolog Dr. Shkëlqim Balili, mbi faktorët që ndikojnë në uljen e fertilitetit, që nga stili modern i jetesës, stresi, obeziteti, ndotja e mjedisit, kimikatet që rrethohemi në përditshmëri, deri te problemet hormonale dhe mosha e vonshme për të krijuar familje. Në fund të bisedës, mjeku iu përgjigj edhe telefonatave të publikut, duke ndarë këshilla profesionale dhe duke iu dhënë përgjigje shqetësimeve të tyre.

MC/Shqiptarja.com